PRIME-I I SOTËM I BBVK5 PREMTON TË TËRHEQË ÇATINË E SHTËPISË
Written by radio wave on November 13, 2026
Nëse mendonit se Big Brother VIP Kosova 5 kishte konsumuar tashmë dozat e tij të dramës, duket se shtëpia ka ende shumë surpriza për të zbuluar. Prime-i i kësaj të premteje pritet të jetë një nga mbrëmjet më të komentuara të këtij sezoni, me hyrje të reja, përballje të forta dhe disa llogari që duket se kanë ardhur momenti të lahen përballë të gjithëve.
Bomba e parë vjen nga paralajmërimi për dy hyrje të reja në shtëpi! Gazetari Agon Rexhepi ka bërë të ditur se në Prime-in e së premtes pritet të ketë dy banorë të rinj, ndërsa njëri prej tyre mund të ketë edhe lidhje familjare me dikë që tashmë është pjesë e lojës. Një zhvillim që mund të ndryshojë komplet ekuilibrat brenda shtëpisë.
Por hyrjet e reja nuk janë e vetmja arsye për të mos humbur spektaklin.
Orët e fundit kanë qenë të mbushura me përplasje. Arlinda dhe Nichi janë përfshirë në një debat të ashpër, ku situata ka marrë përmasa edhe më serioze pas akuzave të Arlindës për abuzim psikologjik. Nga ana tjetër, Fuego ka paralajmëruar një veprim radikal, ndërsa raportet mes banorëve vazhdojnë të prodhojnë tension dhe dyshime.
Edhe marrëdhëniet personale nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes. Nora dhe Rroni janë ulur për të sqaruar raportin mes tyre, ndërsa provokimet dhe kunjat mes Fuegos dhe Nichit kanë shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për atë që po ndodh brenda shtëpisë.
Dhe kur publiku mendon se i ka parë të gjitha, Big Brother ka gjithmonë një mënyrë për ta kthyer lojën përmbys.
A do të jenë dy hyrjet e reja një surprizë e këndshme apo një kërcënim për aleancat ekzistuese? Kush do të përballet me pyetjet e vështira dhe cilat nga konfliktet e ditëve të fundit do të marrin përgjigje në studio?
Një gjë është e sigurt: këtë të premte, spektakli nuk premton thjesht një tjetër Prime, por një mbrëmje me shumë material për debat edhe pasi kamerat të fiken.





