Current track

Title

Artist

PSG e nis sezonin me trofe, mund aston villa dhe fiton euro supercup

Written by on August 13, 2026

Paris Saint-Germain ka dërguar një tjetër mesazh të fortë për rivalët, duke ngritur lart Superkupën e Evropës pas fitores 2-1 ndaj Aston Villas. Kampionët francezë konfirmuan se ambiciet e tyre nuk ndalen te sukseset e sezonit të kaluar, por synojnë të dominojnë edhe në arenën evropiane.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një asist spektakolar i Desire Doue dhe kaloi PSG-në në avantazh. Aston Villa reagoi dhe krijoi disa raste të mira, ndërsa Brian Madjo humbi mundësi të arta përpara se të barazonte me një goditje me kokë në fundin e pjesës së parë, pas një krosimi të John McGinn.

Në fraksionin e dytë, anglezët u shfaqën më kërkues dhe ishin pranë përmbysjes, por portieri i PSG-së bëri një pritje vendimtare ndaj tentativës së McGinn. Momenti që vulosi sfidën erdhi në minutën e 62-të, kur Desire Doue dërgoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë. Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por VAR-i e konfirmoi si të rregullt, duke i dhënë fitoren parisienëve.

Me këtë sukses, PSG e nis sezonin me një tjetër trofe në koleksion, ndërsa trajneri Luis Enrique nuk e fsheh objektivin e madh: të ndërtojë një skuadër që synon të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi, një arritje që deri më tani e ka realizuar vetëm Real Madridi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist