Current track

Title

Artist

Ribashkohen Will dhe Jada?

Written by on July 8, 2026

Pas vitesh zërash dhe spekulimesh për marrëdhënien e tyre, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith duket se kanë gjetur sërish ekuilibrin. Sipas burimeve pranë çiftit, ata jetojnë prej rreth dy vitesh nën të njëjtën çati, duke i dhënë një tjetër drejtim historisë së tyre të dashurisë.

Burimi pretendon se rikthimi i Jadas në shtëpinë e aktorit ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes tyre. Edhe pse kanë kaluar periudha të vështira, të dy vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin dhe mbeten të përkushtuar ndaj martesës së tyre.

Will dhe Jada janë të martuar që prej vitit 1997. Në vitin 2023, aktorja zbuloi publikisht se ata kishin jetuar të ndarë që nga viti 2016, megjithatë nuk u divorcuan dhe ruajtën gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, duke u shfaqur shpesh së bashku në aktivitete familjare.

Së fundmi, çifti tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në tapetin e kuq në prezantimin e koleksionit për meshkuj të Christian Louboutin për sezonin pranverë/verë 2027, ku mbështetën djalin e tyre, Jaden Smith. Në event ishin të pranishëm edhe Willow Smith, Trey Smith dhe nëna e Jadas, Adrienne Banfield-Norris.

Sipas të njëjtit burim, Will dhe Jada po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me familjen, ndërsa muajt e fundit janë parë së bashku në disa dalje publike, përfshirë festimin e ditëlindjes së Jadas dhe një udhëtim në Paris. Këto paraqitje kanë shtuar bindjen se dyshja po jeton një fazë të re në marrëdhënien e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist