Current track

Title

Artist

Rod Stewart shtyn koncertin, rikthehen shqetësimet për shëndetin

Written by on August 12, 2026

Rod Stewart është detyruar të anulojë edhe një tjetër koncert, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të papritur mjekësore. Legjenda e muzikës duhej të ngjitej në skenën e Riverbend Music Center në Cincinnati, por organizatorët njoftuan shtyrjen e koncertit vetëm pak orë përpara hapjes së dyerve.

Sipas njoftimit zyrtar, artisti iu nënshtrua një procedure të vogël, por të domosdoshme, që kërkoi ndërhyrje të menjëhershme. Organizatorët konfirmuan se po punojnë për caktimin e një date të re dhe se të gjitha biletat e blera do të mbeten të vlefshme.

Lajmi ka shtuar sërish shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Stewart, i cili gjatë muajve të fundit është përballur me disa probleme. Vetëm pak kohë më parë ai anuloi koncerte për shkak të një infeksioni respirator që i shkaktoi laringjit, ndërsa më herët kishte bërë të ditur se kishte nevojë për pushim për rikuperimin e kordave vokale.

Në një tjetër performancë, këngëtari u pa duke përdorur një bombol oksigjeni, ndërsa gjatë një koncerti tjetër pati vështirësi fizike në skenë, duke ngritur pikëpyetje mes fansave për gjendjen e tij.

Pavarësisht sfidave, Rod Stewart ka përsëritur vazhdimisht se synon të rikthehet sa më shpejt në skenë. Deri tani, ai nuk ka dhënë një reagim personal mbi procedurën e fundit mjekësore, ndërsa publiku pret me interes lajme për rikuperimin e tij dhe datën e re të koncertit në Cincinnati.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist