Current track

Title

Artist

Shkëndija dhe Dinamo shkëlqejnë në Europë, sigurojnë kualifikimin

Written by on July 31, 2026

Mbrëmje perfekte për futbollin shqiptar në arenën europiane. Shkëndija dhe Dinamo e Tiranës kanë siguruar me meritë kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas dy paraqitjeve bindëse.

Shkëndija triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj skuadrës sllovene Bravo, duke përmbysur ndeshjen dhe vulosur kalimin më tej. Pas golit të parë të miqve, ekipi shqiptar reagoi menjëherë, duke barazuar falë një autogoli në minutën e 36-të, ndërsa dy golat e tjerë në pjesën e dytë siguruan një fitore të merituar dhe festën e kualifikimit.

Edhe Dinamo e Tiranës dhuroi spektakël para tifozëve të saj, duke mposhtur Aluminij me rezultatin e pastër 3-0. Vila hapi serinë e golave në pjesën e parë, Qefalia dyfishoi avantazhin pak para pushimit, ndërsa Përndreca vulosi suksesin me një gol të bukur që konfirmoi kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Dy fitoret konfirmojnë formën e mirë të skuadrave shqiptare në Evropë, të cilat vazhdojnë rrugëtimin me synimin për të shkuar sa më larg në UEFA Conference League.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist