“THONË QË JU KA MARRË MALLI…” LEDION LIÇO NGACMON FANSAT DHE NDEZ DYSHIMET PËR SEZONIN E RI TË BIG BROTHER VIP ALBANIA

Written by on November 2, 2026

Duket se pritjes për një tjetër sezon të “Big Brother VIP Albania” mund t’i ketë ardhur fundi! Moderatori Ledion Liço ka vendosur të ngacmojë kuriozitetin e ndjekësve me një postim në Instagram, duke ndezur menjëherë diskutimet për rikthimin e reality show-t më të komentuar në vend.

Liço ka publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”, një mesazh i shkurtër që nuk ka kaluar aspak pa u vënë re nga fansat.

Reagimet nuk kanë vonuar. Në komente, ndjekësit kanë shprehur entuziazmin dhe padurimin për një sezon të ri, ndërsa shumë prej tyre e kanë interpretuar postimin si një sinjal se përgatitjet për BBVA-në e ardhshme mund të kenë nisur.

Për momentin, Ledioni nuk ka zbuluar asnjë detaj konkret për datën e nisjes apo konkurrentët që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: mjaftoi vetëm një fjali për të rikthyer Big Brother-in në qendër të vëmendjes!

Tani mbetet të presim nëse ky ishte thjesht një ngacmim për fansat apo paralajmërimi i parë për një sezon të ri që pritet me shumë interes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



[There are no radio stations in the database]