VALDETI DHE VALDRINA HABITIN BANORËT E BBVK-së ME KËRKESËN E TYRE: “HIQINI KAMERAT PËR 30 MINUTA!”

Written by on November 26, 2026

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” duket se kamerat nuk janë më thjesht një pjesë e lojës, por edhe një pengesë për disa momente private! Protagonistët e kësaj situate janë Valdeti dhe bashkëshortja e tij, Valdrina, të cilët kanë bërë një kërkesë që ka shkaktuar të qeshura dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Pas bashkimit të Valdrinës me bashkëshortin në shtëpinë më të famshme në Kosovë, çifti duket se po e shijon këtë eksperiencë së bashku. Por, nga dhoma e rrëfimit, ata vendosën t’i drejtohen drejtpërdrejt Vëllait të Madh me një kërkesë krejtësisht të papritur.

“Vëllai i Madh, hiqini kamerat për 30 minuta, na lini të bëjmë seks!”, ishte kërkesa e tyre, pa shumë rrotullime dhe pa lënë vend për keqkuptime.

Valdeti madje e shpjegoi me humor edhe vështirësinë e të pasurit bashkëshorten pranë gjatë gjithë kohës, por pa mundësinë për të shijuar privatësinë që kanë jashtë shtëpisë.

Kërkesa e çiftit është bërë menjëherë një nga momentet më të komentuara të spektaklit. Në një format ku çdo bisedë, debat apo afrimitet ndiqet nga kamerat, duket se Valdeti dhe Valdrina po kërkojnë një privilegj që nuk është pjesë e zakonshme e rregullave të lojës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



[There are no radio stations in the database]