Current track

Title

Artist

Vesa Luma dhe Jehona Sopi “Ndezin” Berlinin më 18 Qershor

Written by on May 26, 2026

Vesa Luma dhe Jehona Sopi pritet të jenë dy nga emrat që do të sjellin atmosferën më të madhe për shqiptarët në Gjermani, me një super koncert që do të mbahet më 18 qershor në Berlin, në kuadër të “Javës Kulturore të Kosovës”.

Eventi i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Berlin do të zhvillohet nga 12 deri më 27 qershor dhe do të mbledhë artistë, aktivitete kulturore dhe histori që lidhen me kujtesën kolektive të shqiptarëve në diasporë.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe duket se po e merr koncerti i Vesës dhe Jehonës, që pritet të kthehet në një mbrëmje nostalgjie, muzike dhe emocionesh për komunitetin shqiptar në Berlin. Dy këngëtaret, të njohura për hitet që kanë shoqëruar një brez të tërë shqiptarësh, do të rikthejnë atmosferën e viteve më të bukura muzikore në një nga ngjarjet më të përfolura të muajit.

“Java Kulturore e Kosovës në Berlin” synon të sjellë në fokus ndikimin që kultura dhe mediat gjermane patën tek të rinjtë kosovarë gjatë viteve ’90 dhe pasluftës. Për shumë familje shqiptare, televizionet gjermane u kthyen në një dritare drejt një bote të re dhe një urë lidhëse mes Kosovës dhe jetës në Gjermani.

Ambasada e Kosovës në Berlin e cilëson këtë javë kulturore si një festë të lidhjes së fortë mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare që jeton atje. Por pa dyshim, nata e 18 qershorit me Vesa Luma dhe Jehona Sopi pritet të jetë kulmi i atmosferës për shqiptarët në Berlin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist