Current track

Title

Artist

Videoja që “tronditi” Ferma VIP, produksioni ndërhyn menjëherë

Written by on May 29, 2026

Një moment i papritur nga “Ferma VIP” po bën namin në rrjet dhe ka ndezur menjëherë debatet mes ndjekësve të formatit.

Gjithçka nisi pasi ish-konkurrentja Ola publikoi në një bisedë me ndjekësit një video që po konsiderohet mjaft komprometuese për produksionin e spektaklit. Në pamjet që po qarkullojnë kudo në rrjete sociale, shfaqen Moza dhe Zhaku duke biseduar mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është deklarata e Mozës, e cila dëgjohet duke thënë se nuk ka pasur llogari në Instagram dhe se “Agai”, pra produksioni, është marrë me menaxhimin apo kontrollin e profilit të saj.

Menjëherë pas kësaj deklarate dëgjohet edhe ndërhyrja nga produksioni, që i kërkon banores të ketë kujdes me mikrofonin, në një moment që shumë ndjekës e kanë interpretuar si përpjekje për të ndalur zbulimin e informacioneve sensitive nga prapaskenat e spektaklit.

“Moza, kujdes mikrofonin!”, dëgjohet në transmetim, frazë që është bërë virale brenda pak orësh.

Pas publikimit të videos nuk mungoi as reagimi ironik i Fabjolës, e cila hodhi benzinë mbi situatën me një koment thumbues në rrjetet sociale.

“Mos e vet se kallxon”, shkroi ajo me humor, duke lënë të kuptohet se situata mund të ketë zbuluar më shumë seç duhej nga mënyra si funksionon produksioni i reality show-t.

Videoja ka hapur menjëherë diskutime online, ku ndjekësit po aludojnë për favorizime dhe ndërhyrje nga produksioni, ndërsa klipi vazhdon të shpërndahet me shpejtësi në rrjet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist