Current track

Title

Artist

VOTAT U HODHËN! TOPI I ARTË 2026 PRET FITUESIN, MË 26 TETOR ZBULOHET EMRI I MADH

Written by on October 1, 2026

Numërimi mbrapsht ka nisur për trofeun më prestigjioz individual të futbollit. Votimi për Topin e Artë 2026 ka përfunduar, me 100 gazetarë nga 100 vendet e para të renditjes së FIFA-s që kanë dorëzuar zgjedhjet e tyre. Tashmë, emri i fituesit është në pritje të mbrëmjes së madhe në Londër.

Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet më 26 tetor, në London Palladium, në një edicion special që përkon edhe me 70-vjetorin e Topit të Artë. Për herë të parë, ceremonia zhvendoset në Londër, duke iu bërë homazh edhe anglezit Stanley Matthews, fituesit të parë të trofeut në vitin 1956.

Në garën e meshkujve janë 30 kandidatë, mes tyre emra të mëdhenj si Harry Kane, Kylian Mbappé, Lamine Yamal, Jude Bellingham, Erling Haaland, Lionel Messi, Vinícius Jr., Ousmane Dembélé, Rodri dhe Vitinha.

Por këtë vit gara ka marrë një tjetër dimension. Me përfundimin e votimit, tashmë nuk ka më fushatë, deklarata apo performanca që mund të ndryshojnë vendimin e jurisë. Çdo pikë është vendosur dhe ajo që mbetet është vetëm publikimi i rezultatit.

Sistemi i votimit është i qartë: çdo anëtar i jurisë zgjedh dhjetë futbollistë dhe u jep atyre përkatësisht 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Në vlerësim merren parasysh paraqitjet individuale, ndikimi vendimtar i lojtarit, sukseset e ekipit dhe fair-play.

Në qendër të vëmendjes është edhe Harry Kane, i cili vjen pas një sezoni me shifra të jashtëzakonshme për Bayern Munich, ndërsa emra si Yamal dhe Mbappé kanë qenë gjithashtu në fokus gjatë gjithë garës. Megjithatë, rezultatet zyrtare nuk do të bëhen publike deri në ceremoninë e madhe.

Një kapitull i ri pritet të shkruhet më 26 tetor. Ousmane Dembélé është fituesi në fuqi, por pas tij trofeu kërkon tashmë pronarin e ri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist