Current track

Title

Artist

Zhduken mbi 200 statuja të Mozartit, ekspozita bëhet objekt i vjedhjes misterioze

Written by on August 13, 2026

Një ekspozitë e veçantë kushtuar 270-vjetorit të lindjes së Wolfgang Amadeus Mozartit është kthyer në qendër të vëmendjes, por jo për artin. Në Salzburg janë zhdukur plot 210 statuja të arta të kompozitorit, duke ngritur dyshime për një vjedhje të organizuar.

Veprat, të realizuara nga artisti gjerman Ottmar Horl, ishin vendosur në kopshtin përpara shtëpisë historike të Mozartit, si edhe në ambiente të tjera të ekspozitës. Nga gjithsej 320 statuja të ekspozuara, mbi 80 u zhdukën vetëm gjatë dy javëve të para, ndërsa numri i tyre vazhdoi të rritej me kalimin e ditëve.

Sipas Horl, nuk bëhet fjalë për suvenire të marra rastësisht nga vizitorët, por për një aksion të mirëorganizuar. Çdo statujë ishte planifikuar të shitej pas përfundimit të ekspozitës për rreth 100 euro, çka e bën vlerën financiare të humbjes relativisht të kufizuar, por dëmin artistik dhe simbolik shumë më të madh.

Organizatorët kishin përgatitur disa kopje rezervë për raste të tilla, por jo në një numër të mjaftueshëm për të zëvendësuar të gjitha veprat e zhdukura. Pavarësisht incidentit, ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht.

Për artistin Ottmar Horl kjo nuk është një situatë e panjohur. Edhe në të kaluarën, një ekspozitë e tij me figura të kompozitorit Richard Wagner në Gjermani u vodh pothuajse tërësisht. Projekti i dedikuar Mozartit synonte të sillte një portret më njerëzor të gjeniut austriak, duke e paraqitur atë së bashku me qenin e tij të dashur,Pimperl


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist