Romancë pas BBVK? Elijona dhe Klodi surprizojnë me afrimin jashtë shtëpisë
Written by radio wave on April 20, 2026
Pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Kosova, duket se raporti mes Elijona dhe Klodi ka marrë një kthesë të re larg kamerave.
Sipas burimeve për emisionin Prive, mes dy ish-banorëve ka nisur një afrim i veçantë, që po shndërrohet gradualisht në një romancë të re pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Edhe pse deri tani nuk ka pasur një konfirmim publik nga asnjëri prej tyre, të njëjtat burime bëjnë me dije se marrëdhënia po ecën qetësisht dhe po forcohet me kalimin e kohës.
Për momentin, Elijona dhe Klodi kanë zgjedhur ta mbajnë këtë raport larg vëmendjes së publikut, duke preferuar privatësinë në këtë fazë të hershme të njohjes së tyre.
Mbetet të shihet nëse dyshja do të vendosë ta bëjë publike romancën në ditët në vijim.