Current track

Title

Artist

Tuna përfshihet në aksident trafiku? Dalin detaje të para për gjendjen e këngëtares

Written by on April 20, 2026

Raportime të fundit bëjnë me dije se këngëtarja Tuna është përfshirë në një aksident trafiku me automjetin e saj.

Sipas burimeve të emisionit Prive, artistja ka qenë pjesë e incidentit rrugor, por nuk ka pasur përgjegjësi në shkaktimin e ngjarjes.

Të njëjtat burime theksojnë se përgjegjësia për aksidentin nuk bie mbi këngëtaren, ndërsa rrethanat e plota të incidentit nuk janë bërë ende publike.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për lëndime apo probleme shëndetësore për Tunën. Situata ka përfunduar vetëm me dëme materiale në automjet.

Deri tani, vetë artistja nuk ka reaguar publikisht lidhur me raportimet që po qarkullojnë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist