Fjalët e Sarës për Ledionin ndezin rrjetin pas finales së BBV
Written by radio wave on April 21, 2026
Mbrëmja festive e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të Big Brother VIP Albania nuk kaloi pa emocione dhe momente që tërhoqën vëmendjen e publikut. Në qendër të vëmendjes kësaj here ishte Sara Hoxha, e cila gjatë fjalës së saj falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e sezonit.
Por ajo që bëri më shumë bujë ishte dedikimi i saj për Ledion Liço. Sara u shpreh se moderatori i njohur është ai që i jep shkëlqim formatit dhe se, sipas saj, mbetet fituesi i vërtetë i çdo sezoni të këtij reality show.
Ajo shtoi se mëson vazhdimisht prej tij dhe ndihet mirënjohëse që këtë rrugëtim profesional e ndajnë bashkë. Fjalë që menjëherë ndezën diskutimet në rrjet, sidomos për shkak të aludimeve të vazhdueshme mbi raportin e tyre personal.
Prej kohësh qarkullojnë zëra për një krisje mes çiftit, por as Sara dhe as Ledioni nuk kanë zgjedhur të flasin publikisht për jetën private. Megjithatë, deklaratat e ndërsjella së fundmi kanë rikthyer dyshimet se mes tyre mund të ketë ende një lidhje të fortë.
Edhe gjatë finales së spektaklit, Ledioni u emocionua pas një video-surprize nga familja dhe nuk ngurroi të falënderonte publikisht Sarën, duke e vlerësuar lart si njeri dhe mbështetje në jetën e tij.
Sara dhe Ledioni janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa çdo dalje apo deklaratë e tyre vazhdon të komentohet gjerësisht në botën e showbiz-it shqiptar.