Current track

Title

Artist

Ndarje me lot në “Ferma VIP”, Vanesa shpërthen pas fjalëve të Indrit

Written by on April 21, 2026

Mbrëmjen e djeshme, një nga historitë më të komentuara në Ferma VIP mori një kthesë të fortë emocionale. Raporti mes Vanesa dhe Indrit, që prej javësh kishte mbajtur publikun të gozhduar para ekranit, duket se ka marrë fund.

Që në nisje të kësaj njohjeje, Vanesa kishte treguar hapur ndjenjat e saj, duke pranuar se ishte dashuruar brenda fermës. Madje, ajo kishte vendosur të mbyllte lidhjen që kishte jashtë për t’i dhënë një shans kësaj romance.

Por gjithçka ndryshoi kur Indri zgjodhi të tërhiqej për një javë nga marrëdhënia, duke lënë situatën pezull dhe Vanesën mes shumë pikëpyetjesh.

Mbrëmë, emocionet arritën kulmin kur ai u shpreh se nuk do të rikthehet më tek ajo. Fjalë që e prekën thellë Vanesën, e cila nuk arriti të mbante lotët dhe shpërtheu në një moment shumë të ndjerë.

Skena u komentua menjëherë nga publiku në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës u ndanë mes mbështetjes për Vanesën dhe kritikave ndaj vendimit të Indrit. Një gjë është e sigurt: kjo histori pritet të sjellë edhe më shumë zhvillime në netët në vijim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist