Tym, mister dhe “nënat e Shqipërisë” – prova e parë shqiptare në Eurovision ndez rrjetin
Written by radio wave on May 7, 2026
Shqipëria ka zhvilluar provën e parë në Eurovision Song Contest 2026, ndërsa pamjet e publikuara kanë ngritur menjëherë pritshmëritë e fansave.
Alisi shfaqet në një skenë të errët, i veshur me të zeza, duke nisur performancën në gjunjë mes tymit dhe grafikave simbolike që rrëfejnë mallin, humbjen dhe pritjen.
Në sfond shfaqen figura grash me elemente tradicionale shqiptare, të prezantuara si “nënat e Shqipërisë”, ndërsa teksti i këngës do të përkthehet edhe në anglisht me titra gjatë performancës live.
Organizatorët kanë paralajmëruar se surprizat e vërteta do të zbulohen vetëm në netët live të festivalit.