Current track

Title

Artist

Wembanyama shkatërron Minnesotën, Knicks mundin 76-ers

Written by on May 7, 2026

Mbrëmja e Play-Off-it në NBA solli spektakël, rekord negativ dhe mesazhe të forta nga skuadrat pretendente, me San Antonio Spurs dhe New York Knicks që ndezën parketin me paraqitje dominante.

Në Perëndim, Spurs nuk lanë asnjë hapësirë për diskutim, duke turpëruar Minnesota Timberwolves me shifrat e frikshme 133:95 dhe duke rikthyer ekuilibrin në seri, tashmë 1:1.

Njeriu i mbrëmjes ishte pa dyshim Victor Wembanyama, i cili dominoi nën kosh me 19 pikë dhe 15 ribaunde, duke konfirmuar edhe një herë pse konsiderohet fenomeni i ri i basketbollit botëror. Mbështetje të fortë mori nga Stephon Castle me 21 pikë, ndërsa De’Aaron Fox shtoi 16 të tjera.

Spurs ishin të pandalshëm në çdo aspekt, duke goditur me 50 për qind saktësi nga loja dhe 41 për qind nga distanca, ndërsa Minnesota përjetoi një nga netët më të errëta në historinë e klubit, duke regjistruar humbjen më të thellë ndonjëherë në Play-Off.

Në kampin humbës, Anthony Edwards, Julius Randle, Jaden McDaniels dhe Terrence Shannon Jr. realizuan nga 12 pikë secili, por kjo ishte larg nga e mjaftueshmja për të ndalur stuhinë teksane.

Ndërkohë në Lindje, New York Knicks vazhduan marshimin perfekt, duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat 108:102 dhe duke kaluar në avantazh të artë 2:0 në seri.

Kapiteni i kësaj fitoreje ishte Jalen Brunson me 26 pikë dhe disa aksione vendimtare në fundin dramatik. OG Anunoby shtoi 24 pikë, ndërsa Karl-Anthony Towns shkëlqeu me një paraqitje të plotë prej 20 pikësh, 10 ribaundesh dhe shtatë asistimesh.

Për Philadelphian, mungesa e Joel Embiid u ndje shumë, edhe pse Tyrese Maxey tentoi ta mbante ekipin në lojë me 26 pikë.

Tani presioni zhvendoset në Minneapolis dhe Philadelphia, aty ku dy seritë pritet të marrin temperaturë edhe më të lartë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist