Current track

Title

Artist

Soni Malaj përballet me titujt nga jashtë, reagimi i saj surprizon

Written by on May 12, 2026

Emocione, dilema dhe disa të vërteta që vijnë nga jashtë kanë trazuar fermën në sfidën e radhës të “Avantazhit të Breshkës”, ku Romir Zalla, Soni Malaj dhe Vanesa u vendosën përballë një zgjedhjeje jo pak të lehtë.

Secili prej tyre kishte mundësinë të merrte informacione nga jashtë, por kërkesat ishin krejt të ndryshme. Romiri zgjodhi familjen dhe lajmet që i vinin nga vajza e tij, e cila i tregoi për ecurinë në studime, pranimin në master dhe pritjen për një bursë. Një mesazh që duket se e qetësoi menjëherë aktorin, i cili nuk e fshehu emocionin.

Ndërkohë, vajzat kishin një tjetër kuriozitet: çfarë po shkruhet për to jashtë fermës. Por jo të gjitha ishin gati për ta përballuar këtë realitet. Vanesa, edhe pse fillimisht kishte kërkuar informacion, vendosi të tërhiqet në momentin e fundit, duke pranuar se çdo koment nga jashtë mund të ndikonte në gjendjen e saj emocionale.

E gjithë vëmendja më pas shkoi te Soni Malaj, e cila zgjodhi të shohë titujt e portaleve, por reagimi i saj ishte i menjëhershëm. Artistja refuzoi të besonte disa prej deklaratave që qarkullonin për të, madje kundërshtoi hapur edhe një koment të bërë nga Jonida Maliqi në “Ferma Club”.

Me tone të forta, Soni renditi koncertet dhe performancat e saj ndër vite, duke lënë të kuptohet se karriera e saj flet vetë dhe se jo çdo titull që qarkullon jashtë pasqyron realitetin. Një moment që menjëherë ka ndezur diskutimet mes fansave të spektaklit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist