Viena në festë, starton Eurovision Song Contest 2026
Written by radio wave on May 12, 2026
Atmosfera festive, dritat e skenës dhe ethet e garës janë rikthyer, por këtë herë Eurovision Song Contest 2026 po zhvillohet mes polemikash të forta dhe tensionesh që kanë tronditur një nga spektaklet më të mëdha muzikore në botë.
Ndërsa Vienna është kthyer në kryeqendrën e muzikës europiane, pesë shtete – Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda – kanë vendosur të bojkotojnë garën, duke krijuar një situatë të paprecedentë për organizatorët.
Mungesa që ka bërë më shumë bujë është ajo e Spanja, një nga vendet kyçe në financimin e konkursit dhe pjesë tradicionale e finales automatike. Vendimi ka shkaktuar diskutime të forta në industrinë muzikore dhe në rrjetet sociale.
Situata u tensionua edhe më shumë pas pretendimeve për ndikim të organizuar në votime, çka ka detyruar European Broadcasting Union të marrë masa të menjëhershme, duke përgjysmuar numrin maksimal të votave për person dhe duke ndaluar promovimet politike nga palë të treta.
Pavarësisht krizës, interesi për spektaklin mbetet gjigant. Dhjetëra mijëra fansa nga e gjithë bota kanë mbërritur në Vienna për të ndjekur nga afër netët më të rëndësishme të muzikës europiane.
Për publikun shqiptar, sytë janë te “Nan”, kënga që do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë dhe që po konsiderohet si një nga surprizat që mund të sigurojë një vend në finalen e madhe.