Current track

Title

Artist

eurosong: Kroatet e Lelek shpërthejnë ndaj televizionit izraelit

Written by on May 14, 2026

Jo vetëm muzikë, skenë dhe vota. Edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest po prodhon edhe polemika që po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa në qendër të diskutimeve këtë herë janë vajzat e grupit kroat Lelek.

Artistet kanë reaguar publikisht pasi pretendojnë se janë vënë në lojë nga KAN, televizioni publik izraelit, pas performancës së tyre në skenën europiane.

Gjithçka nisi pasi në rrjetet sociale u publikua një video nga performanca e grupit, e shoqëruar me një përshkrim ironik në hebraisht, që sipas mediave kroate aludonte me pamjen e tyre skenike, tatuazhet dekorative dhe elementet vizuale të përdorura gjatë interpretimit. Postimi nuk kaloi pa u vënë re nga vetë artistet, të cilat vendosën të reagojnë menjëherë.

Në një mesazh të shpërndarë me ndjekësit, anëtaret e Lelek u shprehën të zhgënjyera, duke thënë se nuk e panë situatën si humor, por si mungesë respekti ndaj identitetit kulturor dhe mesazhit emocional që përcjell kënga e tyre.

Sipas tyre, projekti që po përfaqëson Kroacinë nuk është thjesht një performancë artistike, por mbart simbolikë të fortë që lidhet me sakrificën, dhimbjen dhe historitë e grave ndër breza. Pikërisht për këtë arsye, komentet e bëra nga televizioni izraelit janë konsideruar prej tyre si të papranueshme.

Reagimi i grupit ndezi menjëherë rrjetin. Qindra komente mbështetëse u shfaqën nga fansa në vende të ndryshme europiane, me shumë prej tyre që kritikuan mënyrën se si ishte trajtuar grupi kroat dhe kërkuan më shumë profesionalizëm mes konkurrentëve dhe mediave publike.

Megjithatë, si gjithmonë në botën e showbiz-it, pati edhe nga ata që e panë gjithë episodin si një moment që mund t’i sjellë edhe më shumë vëmendje grupit kroat, duke e kthyer polemikën në publicitet të papritur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist