Eurovision 2026: zbulohen 10 finalistët e parë
Written by radio wave on May 13, 2026
Edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest ka nisur zyrtarisht me një mbrëmje plot emocione, performanca spektakolare dhe rezultate që menjëherë kanë ndezur diskutimet mes fansave të garës në gjithë Europën.
Nga skena e Wiener Stadthalle në Vienna, 15 shtete u ngjitën në garë për një biletë drejt finales së madhe, por vetëm 10 prej tyre arritën të sigurojnë kualifikimin.
Biletën për natën finale e prenë Belgjika, Kroacia, Finlanda, Greqia, Izraeli, Lituania, Moldavia, Polonia, Serbia dhe Suedia, duke u bërë zyrtarisht finalistët e parë të këtij edicioni.
Një nga performancat më të komentuara të mbrëmjes ishte ajo e Suedia, me këngën My System të interpretuar nga Felicia, e konsideruar prej javësh si një nga favoritët kryesorë për trofeun.
Po aq vëmendje tërhoqi edhe Finlanda, me performancën energjike të Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen, që morën reagime të forta nga publiku.
Megjithatë, jo për të gjithë nata përfundoi me festë. Jashtë finales mbetën Portugalia, Estonia, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe San Marino, duke shënuar disa nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes.
Tashmë sytë janë te gjysmëfinalja e dytë, ku mes konkurrentëve do të ngjitet edhe Alis me këngën Nan, i cili do të performojë i 13-ti, në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e madhe të së shtunës.