“Nuri i ndarjes?” Samanta Karavella ndez rrjetin me postimet misterioze, fansat nisin teoritë
Written by radio wave on May 14, 2026
Një video, disa fjali me nënkuptim dhe rrjeti mjaftoi për të shpërthyer në aludime. Samanta Karavella është rikthyer fuqishëm në vëmendjen e publikut, por këtë herë jo për një projekt muzikor, por për disa postime në TikTok që kanë ngritur pikëpyetje mbi jetën e saj sentimentale.
Artistja, e njohur për diskrecionin ekstrem kur bëhet fjalë për privatësinë, publikoi së fundmi një video ku shfaqet në super formë, elegante dhe me një pamje që nuk kaloi pa u komentuar. Por nuk ishte look-u ai që mori gjithë vëmendjen, ishte një frazë e vetme që ndezi menjëherë komentet: “Nuri i ndarjes”.
Mjaftoi kaq dhe ndjekësit nisën të lexojnë mes rreshtave. Për shumë prej tyre, ky nuk ishte thjesht një caption spontan, por një mesazh me nëntekst që mund të lidhet me një kapitull të ri në jetën personale të këngëtares.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur në një tjetër video, Samanta Karavella përdori shprehjen “Revenge glow up”, një term që zakonisht lidhet me transformimin pas një ndarjeje, duke nxitur edhe më shumë teoritë në rrjet.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër postim me tone ironike bëri që komentet të shpërthenin: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”. Për fansat, ky ishte një tjetër “thumb” që u interpretua si mesazh indirekt për dikë nga e shkuara.
Kujtojmë se Samanta Karavella prej kohësh jeton në United States, ku ndërtoi jetën familjare me partnerin e saj, ndërsa në vitin 2025 u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes Gia Rose.
Deri në këtë moment, artistja nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe nuk ka konfirmuar asgjë nga zërat që po qarkullojnë. Por një gjë është e sigurt: disa postime, pak mister dhe TikTok po bën sërish punën e vet.