Current track

Title

Artist

Rrëfimi që askush s’e priste, Soni Malaj zbulon historinë e fejesës me Flori Mumajesin

Written by on May 14, 2026

Një bisedë e thjeshtë brenda Ferma VIP u kthye papritur në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, pasi Soni Malaj vendosi të flasë hapur për një kapitull shumë personal të jetës së saj sentimentale.

Teksa në sfond po dëgjohej një këngë e Flori Mumajesi, gjithçka nisi me batuta dhe humor, por shumë shpejt mori një kthesë që askush nuk e priste. E pyetur nëse kishte ndonjë lidhje emocionale me artistin, Soni nuk hezitoi aspak.

“Mos ma shaj Florin… është ishi im”, u shpreh ajo mes buzëqeshjesh, përpara se të zbulonte detajin që habiti publikun: marrëdhënia mes tyre nuk kishte qenë thjesht një romancë e zakonshme, por një histori serioze që kishte zgjatur plot dy vite e gjysmë.

Ajo tregoi se raporti i tyre kishte qenë zyrtar, duke lënë të kuptohet se dy artistët kishin qenë edhe të fejuar, një detaj që deri më tani nuk ishte folur kaq hapur në publik.

Biseda mori edhe më shumë ngjyra kur në diskutim u përfshi edhe Moza Ahmeti, e cila nuk kurseu batutat dhe madje sugjeroi me humor një ribashkim mes ish-çiftit. Por përgjigjja e Sonit ishte e prerë dhe pa vend për interpretime: “Jo, jo.”

Megjithatë, pavarësisht se historia duket se i përket së shkuarës, mes dy artistëve duket se respekti ka mbetur. Në një moment spontan nga ferma, Soni madje iu drejtua ish-partnerit me një kërkesë plot humor, duke i bërë thirrje t’i dërgonte një dron brenda shtëpisë.

Një rrëfim i sinqertë, i papritur dhe padyshim një nga momentet që po bën më shumë bujë nga Ferma VIP.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist