Current track

Title

Artist

Libri që po trazon Francën me pretendime për Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron

Written by on May 14, 2026

Një libër i sapodalë në France ka ndezur debat të fortë politik dhe mediatik, duke rikthyer në vëmendje jetën private të presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Bëhet fjalë për librin “Një çift (pothuajse) perfekt”, firmosur nga gazetari francez Florian Tardif, i cili premton të zbulojë prapaskena të padëgjuara nga jeta në pallatin presidencial francez. Por ajo që ka bërë më shumë bujë është një pretendim që lidhet me një episod të komentuar gjerësisht muaj më parë.

Sipas autorit, momenti i filmuar në aeroportin e Hanoi në vitin 2025, ku Brigitte Macron u pa në një debat të tensionuar me presidentin francez, nuk ka qenë aspak i rastësishëm.

Në libër pretendohet se gjithçka nisi pasi Zonja e Parë kishte parë në telefonin e presidentit disa mesazhe të shkëmbyera me Golshifteh Farahani, aktoren iraniane me karrierë ndërkombëtare. Mesazhet, sipas autorit, kishin një ton personal dhe komplimentues, çka dyshohet se krijoi tension mes çiftit presidencial.

Megjithatë, ky version është mohuar menjëherë nga zyra e Brigitte Macron, e cila ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve, duke sqaruar se Zonja e Parë nuk kontrollon kurrë telefonin e bashkëshortit dhe se kjo histori nuk qëndron.

Pavarësisht mohimeve zyrtare, autori i librit ka vendosur të mos tërhiqet. Në daljet e tij mediatike, Florian Tardif këmbëngul se informacioni është verifikuar nga disa burime dhe se nuk bëhet fjalë për thashetheme të korridoreve politike.

Madje, ai shkon edhe më tej, duke pretenduar se mes presidentit francez dhe aktores kishte lindur një afrimitet që ai e përshkruan si “platonik”, por mjaftueshëm i fortë për të krijuar tensione në raportin bashkëshortor.

Ndërkohë, në Francë debati ka marrë përmasa të mëdha: a kemi të bëjmë me zbulime reale nga prapaskenat e Elysee, apo me librin që po përdor misterin presidencial për të pushtuar titujt e mediave? Një gjë është e sigurt, emri i çiftit Emmanuel Macron–Brigitte Macron është sërish në qendër të vëmendjes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist