A mundet bullgaria të organizojë eurosong vitin që vjen?
Written by radio wave on May 19, 2026
Pas triumfit të bujshëm të Eurovision Song Contest 2027, Bullgaria po feston një nga momentet më historike të muzikës së saj, por pas euforisë ka nisur një debat i madh: a mund ta përballojë vendi organizimin e Eurovision-it?
Fituesja e këtij edicioni, Dara, që rrëmbeu trofeun me këngën “Bangaranga”, nuk e fshehu dëshirën që spektakli më i madh europian të zhvillohet vitin e ardhshëm në Sofia. Madje, menjëherë pas fitores ajo deklaroi se “Eurovision do të vijë në Sofje dhe duhet të përgatitemi”.
Por ndërsa fansat festojnë, ekonomistët dhe publiku kanë nisur të bëjnë llogaritë. Organizimi i Eurovision-it konsiderohet një nga sfidat më të kushtueshme televizive në Europë, me shifra që shkojnë nga 20 deri në 40 milionë euro. Në disa raste, kostot kanë kaluar edhe çdo parashikim, si në Baku në vitin 2012, ku organizimi thuhet se kapërceu 60 milionë euro.
Fitorja e Bullgarisë ka edhe më shumë peshë pasi vendi është tërhequr disa herë nga gara pikërisht për arsye financiare. Rikthimi në konkurs këtë vit dhe marrja e trofeut shihet si një kthesë historike për industrinë muzikore bullgare.
Edhe presidenti Rumen Radev reagoi menjëherë pas triumfit, duke deklaruar se suksesi i Darës tregon se Bullgaria është gati të presë Europën në vitin 2027.
Ndërkohë, në media ka nisur të përmendet edhe arena që mund të presë eventin. Arena 8888 Sofia konsiderohet favoritja kryesore për skenën e Eurovision-it. Arena moderne, e njohur për koncerte gjigante dhe evente ndërkombëtare, ka pritur më parë edhe Junior Eurovision, ndërsa emra si Lady Gaga, Jennifer Lopez dhe Eros Ramazzotti kanë performuar aty.
Tani pyetja që po qarkullon kudo është vetëm një: a do ta kthejë Bullgaria fitoren historike në Eurovision-in më spektakolar të viteve të fundit, apo kostot marramendëse do ta vënë vendin përballë një vendimi të vështirë?