Current track

Title

Artist

Misteri që trondit perandorinë Mango: Djali i themeluesit merret në pyetje për vdekjen e miliarderit

Written by on May 20, 2026

Një histori që duket si skenar filmi po trondit botën e modës dhe biznesit në Spanjë. Jonathan Andic, djali i themeluesit të gjigantit të modës Mango, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia katalanase lidhur me vdekjen misterioze të të atit, Isak Andic.

Miliarderi 71-vjeçar humbi jetën në dhjetor të vitit 2024 gjatë një ecjeje në zonën malore të Montserrat, pranë Barcelonës. Sipas versionit fillestar, ai dyshohej se kishte rrëshqitur dhe kishte rënë afro 100 metra në një humnerë, ndërsa ndodhej me djalin e tij Jonathan.

Por ajo që në fillim u konsiderua aksident, tani ka marrë një kthesë dramatike. Mediat spanjolle raportojnë se hetuesit kanë gjetur indicie që i kanë larguar nga teoria e një rënieje të zakonshme dhe kanë hapur pistën e një vrasjeje të mundshme.

Policia katalanase Mossos d’Esquadra konfirmoi arrestimin e Jonathan Andic, ndërsa familja reagoi menjëherë duke deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin e plotë me autoritetet dhe se beson në pafajësinë e tij.

Sipas raportimeve, statusi i Jonathan Andic ishte ndryshuar prej muajsh nga dëshmitar në person të dyshuar, ndërsa hetimet po zhvilloheshin larg syrit të publikut.

Ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e jashtëzakonshme të Isak Andic, njeriut që ndërtoi një nga markat më të fuqishme europiane të modës pasi emigroi nga Istanbul në Kataluni në fund të viteve ’60 dhe nisi gjithçka duke shitur bluza për shokët e shkollës.

Tani, perandoria Mango ndodhet mes luksit, milionave dhe një misteri familjar që po trondit gjithë Spanjën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist