Current track

Title

Artist

“9 muaj?” Greta Kazazi ndez rrjetin me foton që i hutoi të gjithë

Written by on May 20, 2026

Një foto dhe mjaftoi që rrjeti të shpërthente në aludime. Greta Kazazi u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes pasi publikoi një imazh romantik në krahët e partnerit të saj, Onno, ku ajo shfaqej me bark të rrumbullakosur.

Brenda pak minutash, komentet vërshuan. Ndjekësit nisën menjëherë me urime dhe pyetje, duke menduar se ish-banorja e Big Brother VIP Albania kishte zbuluar shtatzëninë në mënyrën më të papritur.

Por kur të gjithë po mendonin se Greta sapo kishte dhënë lajmin e ëmbël, ajo vendosi t’i shuante dyshimet me stilin e saj plot humor.

“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!”, shkroi ajo, duke treguar se gjithçka ishte thjesht një editim dhe jo një shtatzëni reale.

Postimi u bë menjëherë viral, ndërsa shumë fansa e morën me sportivitet “lojën” e Gretës, e cila duket se di shumë mirë si të mbajë vëmendjen e rrjeteve sociale.

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Greta vazhdon të jetë mjaft aktive online dhe pranë publikut. Madje, vetëm pak ditë më parë ajo organizoi edhe një festë falënderimi për njerëzit që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist