Current track

Title

Artist

Brikena dhe Mateo drejt martesës? Dy unazat ndezin dyshimet

Written by on May 25, 2026

Paraqitja e Brikena Selmani dhe Mateo Borri në jurinë e spektaklit She’s on Top u kthye menjëherë në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale. Por ajo që mori më shumë vëmendje nuk ishte vetëm prezenca e çiftit, por dy unazat me diamant që Brikena mbante në dorë.

Detaji ngriti menjëherë aludime për një martesë të mundshme sekrete mes tyre, duke bërë që fansat të “shpërthejnë” me komente dhe teori në internet.

Gjatë spektaklit, Sara Gjordeni i pyeti pa doreza nëse çifti kishte vendosur ta kurorëzonte lidhjen larg vëmendjes së publikut. Në përgjigjen e tij, Mateo Borri sqaroi se njëra nga unazat ishte dhuratë prej tij, ndërsa tjetra një dhuratë familjare për Brikenën.

Megjithatë, ishte reagimi i Brikena Selmani ai që mori gjithë vëmendjen. Me humor dhe ironi, ajo deklaroi se nëse një dasmë do të ndodhë në të ardhmen, atëherë Sara dhe Bardhi do të jenë patjetër mes të ftuarve.

Deklarata u bë menjëherë virale dhe riktheu edhe njëherë në qendër të vëmendjes raportin e çiftit, ndërsa fansat vazhdojnë të spekulojnë nëse dasma është më afër nga sa duket.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist