Current track

Title

Artist

Sara Gjordeni thyen heshtjen për bebin: “Nuk e dimë ende gjininë”

Written by on May 25, 2026

Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit emocionet e shtatzënisë së saj të dytë, duke reaguar edhe ndaj aludimeve që kanë pushtuar rrjetet sociale ditët e fundit.

Përmes një postimi personal, ajo tregoi se ka marrë qindra mesazhe urimi dhe mbështetjeje, duke pranuar se e gjithë kjo periudhë ka qenë tepër emocionale për të.

Sipas Sarës, shtatzënia këtë herë nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të simptomave që po përjeton, megjithatë ajo theksoi se bebushi është shumë mirë dhe familja po e jeton me lumturi këtë moment të veçantë.

Një pjesë e mirë e reagimeve në rrjet kanë aluduar se vajza e saj, Nea, do të bëhet me motër, por Sara Gjordeni vendosi t’i sqarojë vetë këto zëra. Ajo u shpreh se gjinia e foshnjës ende nuk dihet dhe se nuk kanë marrë ende një konfirmim.

Sara shtoi se momentin e zbulimit të gjinisë dëshiron ta ndajë me publikun vetëm kur të ndihet gati, ndërsa në fund falënderoi të gjithë ndjekësit për dashurinë dhe energjinë pozitive që po merr gjatë kësaj periudhe speciale për familjen e saj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist