Current track

Title

Artist

Indri dhe Klevisa “trazojnë” Ferma VIP, motra e saj reagon ashpër

Written by on May 25, 2026

Afrimiteti mes Indri dhe Klevisa në Ferma VIP ka ndezur debatet në rrjet dhe jo vetëm. Pas largimit të Vanesës nga formati, marrëdhënia mes dy konkurrentëve është komentuar gjithnjë e më shumë, duke ngritur dyshime për një romancë të mundshme.

Diskutimet vazhduan edhe në emisionin Ferma Club, ku për herë të parë reagoi publikisht motra e Klevisës, Sebastiana. Ajo mohoi kategorikisht që motra e saj të ketë ndonjë interes romantik ndaj Indrit, duke thënë se situata është keqinterpretuar nga publiku.

Sipas saj, mënyra e komunikimit të Klevisës dhe dinamika brenda fermës kanë krijuar perceptime të gabuara te shikuesit.

Megjithatë, debatit iu bashkua edhe Albano, i cili theksoi se publiku po diskuton pikërisht afrimin e menjëhershëm të Indrit me Klevisën pas daljes së Vanesës nga loja.

Nga ana tjetër, Sebastiana pranoi se afrimiteti mes tyre është vënë re, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë. Ajo deklaroi se do ta konsideronte problematik faktin që një burrë 38-vjeçar të kishte interes për një vajzë 19-vjeçare.

Deklaratat kanë ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku fansat e formatit po vazhdojnë të komentojnë raportin mes Indri dhe Klevisa, ndërsa situata brenda fermës duket se po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist