Current track

Title

Artist

“Ferma VIP 3” mbyllet më herët? Zbulohet data e mundshme e finales

Written by on May 25, 2026

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar si një edicion 100-ditor, duket se Ferma VIP do të përfundojë më shpejt nga sa ishte planifikuar.

Sipas burimeve pranë produksionit, sezoni i tretë i spektaklit pritet të ndjekë të njëjtën formulë si edicionet e kaluara, duke u mbyllur pas rreth 80 ditësh qëndrimi në fermë. Kjo do të thotë se finalja e madhe nuk do të shtyhet deri në korrik, siç ishte përfolur në fillim.

Raportohet se mesi i qershorit është periudha më e mundshme për natën finale, ndërsa datat që po qarkullojnë më shumë janë 15 ose 19 qershori. Deri tani, produksioni nuk ka bërë ende një konfirmim zyrtar.

Ndryshimi mendohet të lidhet me nisjen e sezonit veror dhe interesin e madh që pritet të marrë FIFA World Cup, i cili tradicionalisht mbledh miliona shikues para ekranit. Burime pranë spektaklit bëjnë me dije se synimi është që formati të mbyllet në kulmin e audiencës, përpara se vëmendja e publikut të kalojë te futbolli dhe pushimet verore.

Ndërkohë, atmosfera brenda Ferma VIP vazhdon të jetë e tensionuar, mes debateve, afrimiteteve dhe surprizave që po mbajnë publikun të lidhur pas ekranit. Tashmë mbetet për t’u parë se cilët konkurrentë do të sigurojnë një vend në finale dhe kush do të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist