Current track

Title

Artist

Como bën mrekullinë, Milan dhe juventus mbeten jashtë Champions

Written by on May 25, 2026

Sezoni i Serie A u mbyll me dramë, emocione dhe surpriza të mëdha në javën e fundit, ku gara për zonën Champions dhe mbijetesa prodhuan rezultate të papritura deri në sekondat e fundit.

Historia më e bujshme e këtij sezoni ishte padyshim arritja historike e Comos. Skuadra lombarde, e sapongjitur në elitë, siguroi për herë të parë kualifikimin në UEFA Champions League pas fitores spektakolare 4-1 ndaj Cremonese. Como e mbylli kampionatin me 71 pikë, duke lënë pas rivalë shumë më të mëdhenj dhe duke u kthyer në surprizën absolute të sezonit.

Në krahun tjetër, AC Milan përjetoi një nga zhgënjimet më të mëdha të viteve të fundit. Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 në “San Siro” nga Cagliari dhe ranë jashtë top-4 vetëm në javën e fundit, duke humbur kështu biletën për Champions.

Titullin kampion e siguroi Inter me 87 pikë, ndërsa Napoli përfundoi në vendin e dytë pas suksesit minimal ndaj Udinese. Ndërkohë, Roma e mbylli sezonin në podium pas fitores kundër Veronës.

Edhe Juventus siguroi pjesëmarrjen në kompeticionet europiane falë triumfit në derbin ndaj Torinos, duke e mbyllur sezonin me të njëjtin numër pikësh si Como.

Në fundin e tabelës, Cremonese, Hellas Verona dhe Pisa ranë zyrtarisht nga kategoria, duke i dhënë fund një sezoni të vështirë dhe plot zhgënjime.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist