Luiz Ejlli Lë Muzikën, Gati për Super Show në Top Channel
Written by radio wave on May 26, 2026
Pas suksesit fenomenal në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli duket se po përgatitet për një tjetër hap të madh në karrierën e tij televizive. Këtë herë, jo si konkurrent apo këngëtar, por si moderator i një programi të ri në Top Channel.
Sipas burimeve pranë produksionit, këngëtari pritet të rikthehet shumë shpejt në ekran me një format krejt ndryshe nga ajo që publiku ka parë deri tani prej tij. Thuhet se tashmë kanë nisur përgatitjet intensive për ndërtimin e një studioje të re dhe madhështore, e dedikuar posaçërisht për projektin që do të mbajë emrin e Luizit në qendër të vëmendjes.
Edhe pse prej muajsh ka qenë i angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore, duket se Luizi është gati të provojë veten në një dimension të ri si showman televiziv. Detajet e formatit mbeten ende sekrete, por mësohet se emisioni pritet të nisë transmetimin në muajin tetor.
Rikthimi i tij ka ngjallur menjëherë kuriozitet te publiku, sidomos duke njohur spontanitetin dhe energjinë që e kthyen në një nga personazhet më të komentuar të ekranit shqiptar. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do të arrijë të pushtojë audiencën edhe nga karrigia e moderatorit.