Current track

Title

Artist

Raimonda Bulku reagon pas momentit të sikletshëm në finalen e “Ferma VIP”

Written by on June 25, 2026

Edhe pse finalja e “Ferma VIP” ka sjellë shumë momente të komentuar, një nga më të diskutuarit mbetet surpriza e përgatitur për fituesen e këtij edicioni, Mimoza Ahmeti. Disa prej kolegëve të saj, mes tyre edhe Raimonda Bulku, lexuan poezi që supozohej të ishin pjesë e krijimtarisë së saj, por Mimoza ndërhyri menjëherë duke sqaruar se materialet nuk i përkisnin asaj.
Pas kësaj situate, Raimonda Bulku ka reaguar duke treguar se ngjarja i vendosi në një pozitë të vështirë si atë, ashtu edhe kolegët e tjerë. Në një intervistë për “N’qytet me Maksin”, aktorja u shpreh se ajo që ndodhi ishte shqetësuese dhe jashtë kontrollit të tyre.
“U shqetësova shumë, ashtu si edhe kolegët e mi, sepse ishte një gjë e shëmtuar që nuk na takonte neve. Shkuam me respekt dhe për të bërë punën tonë”, u shpreh Bulku.
Ajo sqaroi se në evente të tilla është praktikë e zakonshme që tekstet t’u vihen në dispozicion artistëve nga organizatorët ose produksioni, sipas konceptit dhe minutazhit të përcaktuar për programin. Për këtë arsye, askush nuk kishte arsye të vinte në dyshim materialin që iu dha.
“Unë i kam librat e Mozës në shtëpi. Do të kisha zgjedhur vetë një poezi nga krijimtaria e saj dhe gjithçka do të kishte qenë shumë e thjeshtë”, tha ajo.
“Nuk do të dyshonte njeri që një produksion i atij niveli mund të sillte poezi të gjetura në internet, sipas pretendimeve të Mozës”, shtoi Bulku.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist