Russell Crowe surprizon fansat! Ylli i Hollywood-it bëhet shqiptar në filmin e ri
Written by radio wave on June 26, 2026
Russell Crowe rikthehet në ekranin e madh me një rol që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Aktori fitues i çmimit Oscar interpreton personazhin Manko Kapaku, një shqiptar që drejton një klub nate në filmin e ri “The Get Out”.
Sipas trailerit, Manko është pronari i një lokali ku zhvillohen ngjarje misterioze dhe të pazakonta. Historia merr një kthesë dramatike kur ai pëson një incident kardiak gjatë një momenti intim me të dashurën e tij, duke hapur rrugën për një sërë zhvillimesh të papritura.
Filmi pritet të dalë në kinematë botërore që nesër dhe konsiderohet një nga premierat më të shumëpritura të momentit. Me këtë projekt, Crowe synon të vijojë suksesin e prodhimeve të tij të fundit, duke u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me një rol krejt ndryshe nga ata që publiku është mësuar ta shohë.
Fansat tashmë janë kuriozë të zbulojnë se si Russell Crowe do ta sjellë në ekran personazhin e Manko Kapakut, një rol që po komentohet gjerësisht edhe për lidhjen e tij me Shqipërinë.