Current track

Title

Artist

Rrëfimi prekës i Granit Xhakës për jetën personale, sjell anën tjetër të ikonës

Written by on July 8, 2026

Granit Xhaka ka hapur zemrën në një intervistë të fundit, duke folur jo vetëm për karrierën e tij si futbollist, por edhe për rolin më të rëndësishëm në jetën e tij – atë të babait.

Kapiteni i Zvicrës, i cili është baba i tre vajzave, Ayana, Laneya dhe Neyana, të lindura nga martesa me Leonita Lekajn, thotë se familja është forca që e mban gjithmonë me këmbë në tokë, pavarësisht suksesit dhe presionit që sjell futbolli profesionist.

Xhaka zbulon se edhe sot vazhdon të kërkojë këshilla nga prindërit dhe vëllai i tij, Taulant Xhaka. Sipas tij, vitet e kanë bërë më të duruar dhe i kanë mësuar se jo gjithçka arrihet menjëherë, ndryshe nga mënyra se si e shihte jetën në rininë e tij.

Jashtë fushës së blertë, futbollisti tregon se është një njeri i përkushtuar ndaj familjes. Një nga kujtimet më të veçanta në shtëpinë e tij është një pikturë ku paraqiten bashkëshortja dhe vajza e tyre e parë, një dhuratë që ka një vlerë të veçantë emocionale për të.

Duke folur për edukimin e vajzave, Xhaka shprehet se dëshiron t’u transmetojë ambicien, këmbënguljen dhe vullnetin për të mos u dorëzuar kurrë përballë sfidave. Në të njëjtën kohë, ai pranon se nuk do të donte t’u trashëgonte padurimin, një tipar që e ka shoqëruar për vite me radhë.

Historia e Granit Xhakës është ajo e një njeriu që ka luftuar për çdo arritje, që nga largimi i familjes së tij nga Kosova drejt Zvicrës e deri te ngritja në elitën e futbollit botëror. Për të, suksesi nuk matet vetëm me trofetë, por edhe me familjen, e cila mbetet motivimi më i madh në çdo hap të jetës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist