Shakira emocionon me mesazhin për Kolumbinë pas eleminimit
Written by radio wave on July 8, 2026
Shakira ka reaguar me emocione pas eliminimit të Kolumbisë nga Kupa e Botës, duke u bërë zëri i miliona tifozëve që panë të përfundonte ëndrra e kombëtares së tyre pas humbjes ndaj Zvicrës.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ylli kolumbian falënderoi lojtarët për paraqitjen e tyre dhe shprehu krenarinë për rrugëtimin që skuadra zhvilloi në turne.
“Në fushë dhamë gjithçka. Ndoshta Zoti nuk përzihet në futboll, sepse përndryshe do të kishim qenë në çerekfinale”, shkroi artistja, duke shtuar se lotët e Luis Díaz përfaqësonin dhimbjen e çdo kolumbiani që kishte jetuar me emocion çdo ndeshje të ekipit.

Shakira theksoi se, pavarësisht zhgënjimit për rezultatin, kombëtarja i dha vendit arsye për t’u ndier krenar, falë shpirtit luftarak dhe përkushtimit të treguar gjatë gjithë kompeticionit.
Këngëtarja, e cila interpreton edhe këngën zyrtare të këtij edicioni të Kupës së Botës, ka qenë një nga mbështetëset më të zjarrta të Kolumbisë, duke ndjekur nga afër disa prej ndeshjeve dhe duke shprehur vazhdimisht dashurinë e saj për ekipin kombëtar.
Në fund të mesazhit të saj, Shakira u dërgoi futbollistëve një falënderim të thjeshtë, por domethënës: “Ju dua”.