Current track

Title

Artist

FBI nis hetim ndaj Federatës Argjentinase të futbollit

Written by on July 8, 2026

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) është vënë në qendër të një hetimi federal në Shtetet e Bashkuara, pasi prokurorët amerikanë dhe FBI-ja kanë nisur verifikime mbi disa operacione financiare të lidhura me aktivitetin e saj në tregun amerikan.

Sipas raportimeve, autoritetet po shqyrtojnë përdorimin e llogarive bankare në SHBA, si dhe mënyrën e administrimit të kontratave tregtare ndërkombëtare të federatës.

Në fokus të hetimit ndodhet kompania TourProdEnter LLC, e cila dyshohet se ka menaxhuar të ardhurat që lidhen me sponsorizimet dhe të drejtat tregtare të AFA-së në Shtetet e Bashkuara.

Hetuesit po mbledhin dokumentacion dhe prova për të përcaktuar nëse gjatë këtyre transaksioneve janë shkelur ligjet federale amerikane, përfshirë ato që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe mashtrimin bankar.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit apo drejtuesve të saj. Burimet bëjnë të ditur se procedurat janë ende në fazën paraprake, ndërsa autoritetet po analizojnë nëse të gjitha veprimet financiare të kryera përmes sistemit bankar amerikan kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist