Current track

Title

Artist

Zbulohen çerekfinalet e Botërorit 2026

Written by on July 8, 2026

Faza e çerekfinaleve të Kupës së Botës 2026 tashmë është kompletuar, pasi Argjentina dhe Zvicra siguruan dy vendet e fundit në mesin e tetë kombëtareve më të mira të turneut.

Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/8-tës, tifozët e futbollit do të kenë përpara disa përballje të mëdha, ku priten emocione të forta dhe duele mes skuadrave pretendente për trofeun.

Seria e çerekfinaleve do të nisë me përballjen mes Francës dhe Marokut, e programuar për të enjten në orën 22:00.

Një ditë më pas, të premten, Spanja do të përballet me Belgjikën në një duel që premton spektakël, me fillim nga ora 21:00.

Të shtunën do të zhvillohen edhe dy sfidat e fundit të kësaj faze. Norvegjia do të kërkojë kualifikimin përballë Anglisë në orën 23:00, ndërsa Argjentina dhe Zvicra do të mbyllin programin me një përballje të madhe që nis pas mesnate, në orën 03:00.

Me skuadra të mëdha ende në garë, çerekfinalet e Botërorit 2026 pritet të sjellin disa nga momentet më emocionuese të këtij kompeticioni.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist