BBVA 6 nis me pikëpyetje, a largohet Arbër Hajdari nga paneli?
Written by radio wave on September 7, 2026
Edhe pse “Big Brother VIP Albania 6” ende nuk ka hapur dyert, sezoni i ri ka nisur të shoqërohet me diskutime dhe aludime për ndryshimet që mund të sjellë.
Në qendër të vëmendjes është këtë herë Arbër Hajdari. Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, opinionisti i njohur mund të mos jetë pjesë e panelit të edicionit të gjashtë, duke marrë një shkëputje të përkohshme nga spektakli.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel dhe emrat e opinionistëve të BBVA 6 mbeten ende të paqartë.
Hajdari ka qenë një prej figurave më të qëndrueshme në panelin e “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë pjesë e disa edicioneve radhazi. Në sezonin e pestë ai ishte përkrah Monika Kryemadhit, me të cilën ndau edhe finalen e madhe të 18 prillit.
Ndërkohë, një tjetër emër që është përmendur për sezonin e ri është Alketa Vejsiu. Prej muajsh kanë qarkulluar raportime se moderatorja mund t’i bashkohet panelit të opinionistëve, madje është diskutuar edhe mundësia e krijimit të një paneli me tre persona.
Për momentin, asgjë nuk është zyrtarizuar dhe pikëpyetjet mbeten edhe për banorët që do të hyjnë në shtëpi, si dhe për datën e nisjes së spektaklit.
Më e qartë duket situata sa i përket moderimit. Ledion Liço deklaroi gjatë finales së BBVA 5 se do të rikthehej edhe në sezonin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se do të jetë sërish në drejtimin e spektaklit.
Tashmë vëmendja është te paneli. A do të jetë Arbër Hajdari sërish në karrigen e opinionistit, apo BBVA 6 do të sjellë një ndryshim të madh në këtë pjesë? Përgjigjja pritet të vijë vetëm me njoftimet zyrtare të produksionit.