Current track

Title

Artist

Yjet e muzikës ndezin finalen e Botërorit

Written by on July 15, 2026

Finalja e Kupës së Botës do të nisë me një spektakël të jashtëzakonshëm, ku futbolli do të bashkohet me muzikën dhe yjet më të mëdhenj të showbiz-it ndërkombëtar.

Më 19 korrik, pak para ndeshjes së madhe në New Jersey, skena do të pushtohet nga emra të njohur si Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams, të cilët do të performojnë në ceremoninë madhështore përmbyllëse të turneut.

Në qendër të vëmendjes do të jetë edhe Jennifer Hudson, e cila do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ylli i YouTube, IShowSpeed, do të jetë gjithashtu pjesë e spektaklit. Kënga e tij “Champions” është përfshirë në albumin zyrtar të Kupës së Botës.

Surprizat nuk mbarojnë këtu. FIFA ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e aktorit të famshëm Tom Cruise, megjithëse ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë ai në ceremoninë e shumëpritur.

Organizatorët kanë premtuar një mbyllje spektakolare për edicionin e parë të Kupës së Botës me 48 kombëtare, turne që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Finalja do të luhet më 19 korrik, në orën 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, ndërsa për trofeun do të luftojnë fituesit e përballjeve Francë–Spanjë dhe Argjentinë–Angli. FIFA pritet të zbulojë në ditët në vijim edhe emra të tjerë të famshëm që do t’i bashkohen kësaj nate të madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist