Current track

Title

Artist

Mateo dhe Brikena, sërish në krizë?

Written by on July 16, 2026

Historia mes Mateos dhe Brikenës duket se ka marrë një tjetër kthesë të papritur.

Vetëm pak minuta pasi dyshja publikoi një fotografi romantike së bashku nga ambientet e “Top Arena”, imazhi është zhdukur nga rrjetet sociale. Por drama nuk u ndal me kaq.

Në një tjetër lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, Mateo dhe Brikena duket se kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky është një tjetër episod në historinë e luhatshme të çiftit, i cili në rrjetet sociale ka kaluar disa herë nga momentet romantike te krizat publike. Lëvizjet e fundit kanë bërë që fansat të pyesin nëse bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë apo thjesht për një tjetër hatërmbetje mes tyre.

Tani, të gjithë presin lëvizjen e radhës. A do të jetë kjo fundi i historisë mes tyre, apo një tjetër rikthim do të vijë shumë shpejt?


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist