Elliot Page rrëfen presionin e Nolan në rolin e odyssey
Written by radio wave on July 24, 2026
Elliot Page ka zbuluar se roli i tij në filmin e ri të Christopher Nolan, The Odyssey, ishte një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij. Aktori pranoi se ndjeu presion që në momentin kur mori përsipër të interpretonte personazhin e Sinonit, një figurë me peshë të veçantë në rrjedhën e historisë.
Në një intervistë për The Daily Show, Page tregoi se zhvilloi disa biseda me Christopher Nolan për të kuptuar më mirë mënyrën se si duhej të sillte në ekran personazhin. Sipas tij, Sinon nuk është thjesht një figurë dytësore, por simbolizon ndërgjegjen dhe pasojat që lë pas lufta, dhuna dhe brutaliteti.
Aktori, i cili ka bashkëpunuar më parë me Nolan në filmin Inception, tha se puna me regjisorin britanik sjell gjithmonë përgjegjësi të madhe. Ai e përshkroi Nolan si një perfeksionist me një vizion shumë të qartë, gjë që e bëri të ndiente një presion të vazhdueshëm gjatë xhirimeve.
Megjithatë, Page theksoi se ajo ndjesi nuk ishte pengesë, por një motivim për të dhënë performancën më të mirë të mundshme. Sipas tij, ishte pikërisht ajo “frikë pozitive” që e shtyu të sfidonte veten në çdo skenë.
Aktori zbuloi gjithashtu se xhirimet e The Odyssey nuk ishin aspak të lehta. Filmi u realizua në gjashtë shtete të ndryshme, me një ekip gjigant dhe përdorim të gjerë të efekteve praktike, ndërsa kushtet ekstreme të motit dhe temperaturat e larta ishin ndër sfidat më të mëdha gjatë gjithë procesit të produksionit.