Current track

Title

Artist

Bayern shkatërron kundërshtarin, shqiptarët Ibrahimovic dhe Nuraj lënë gjurmë

Written by on July 31, 2026

Bayern Munich e ka nisur përgatitjen me një tjetër spektakël golash, duke respektuar “traditën” e viteve të fundit dhe duke regjistruar një fitore të thellë ndaj Rottach-Egern.

Kampionët gjermanë nuk treguan mëshirë, duke triumfuar me rezultatin e jashtëzakonshëm 15-0, në një ndeshje ku talentet e rinj patën mundësinë të tregojnë vlerat e tyre.

Në mesin e protagonistëve ishin edhe dy futbollistë me origjinë shqiptare. Arijon Ibrahimovic shkëlqeu me një paraqitje fantastike, duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar tre asistime, ndërsa talenti 16-vjeçar Skendër Nuraj shënoi një gol, duke tërhequr vëmendjen me potencialin e tij.

Ibrahimovic, i cili është pjesë e ekipit të parë të Bayernit, kërkon të bindë trajnerin Vincent Kompany se meriton më shumë minuta, pasi aktualisht shihet si një alternativë pas ardhjes së yllit kolumbian Luis Díaz.

Ndërkohë, Skendër Nuraj, me prejardhje nga Prizreni, mund të bëhet një emër i ri për kombëtaren e Kosovës. Talenti i Bayern Munich pritet të jetë në vëmendjen e stafit teknik dhe mund të marrë ftesën e parë që në muajt e ardhshëm.

Fitorja e thellë ndaj Rottach-Egern ishte vetëm një test për Bayernin, por për shqiptarët e rinj ishte një mundësi për të treguar se brezi i ri po kërkon vendin e tij në skenën e madhe të futbollit europian.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist