Arbana zbulon projektin e radhës?
Written by radio wave on August 3, 2026
Pas mbylljes së sezonit të tretë të “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka ngritur kureshtjen e publikut me një sinjal të qartë se një projekt i ri televiziv është në përgatitje.
Moderatorja ndodhet këto ditë në Korenë e Jugut, ku ka vizituar Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufirin mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ndau detaje nga eksperienca, duke treguar se turi zgjati disa orë dhe se në pjesën më të madhe të itinerarit nuk lejohej përdorimi i telefonave.

Gjatë vizitës, Arbana u ndal edhe te historia e familjeve të ndara pas Luftës së Koresë dhe programi televiziv që ndihmoi në ribashkimin e tyre, duke theksuar se kjo histori i kujtoi edhe periudhën e izolimit që ka përjetuar Shqipëria.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia pranë kufirit me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj. Krahas imazhit, moderatorja la të kuptohet se udhëtimi nuk ishte vetëm për turizëm, por edhe për të gjetur ide për një produksion të ri.
“Ia dolëm të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës”, shkroi Arbana, duke lënë fansat në pritje për të mësuar se çfarë surprize po përgatit këtë herë.