Current track

Title

Artist

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e TikTokeres

Written by on August 4, 2026

Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar Ramon Angel Alvarez Ayala, një person i dyshuar si anëtar i kartelit Jalisco New Generation, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e influencueses Valeria Marquez dhe të ish-kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Manzo.

Valeria Marquez, vetëm 23 vjeçe, humbi jetën në maj të vitit 2025, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në TikTok nga salloni i saj i bukurisë. Hetimet zbuluan se e reja kishte pasur më parë një lidhje me Francisco, djalin e të arrestuarit, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht pas ndarjes.

Sipas prokurorëve, Francisco i kërkoi babait të organizonte atentatin. Pak çaste para sulmit, dy persona u paraqitën në sallon duke u shtirur si korrierë me një dhuratë për influencuesen. Vetëm pak minuta më vonë, autorët u rikthyen dhe e qëlluan për vdekje, ndërsa transmetimi live vazhdonte.

Hetuesit bëjnë me dije se Francisco dhe personi i dyshuar si ekzekutori janë ende në arrati dhe po kërkohen nga autoritetet.

Përveç këtij rasti, Ramon Angel Alvarez Ayala akuzohet edhe për organizimin e vrasjes së ish-kryebashkiakut Carlos Manzo, i cili u ekzekutua gjatë një festivali në nëntor të vitit 2025. Me arrestimin e tij, numri i personave të ndaluar në këtë çështje ka shkuar në 31.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist