Bradley cooper dhe Gigi hadid u martuan?
Written by radio wave on August 5, 2026
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid kanë ndezur spekulimet për një martesë të mundshme, pasi u fotografuan gjatë një shëtitjeje romantike në Paris me unaza që ngjanin me ato të martesës.
Fotografitë, të publikuara nga DeuxMoi, tregojnë modelen me një unazë argjendi, ndërsa aktori mbante një unazë ari në gishtin e unazës. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur aludime se çifti mund të jetë martuar larg vëmendjes së publikut.
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë në një lidhje prej vitit 2023 dhe prej atëherë kanë zgjedhur ta mbajnë romancën e tyre larg ekspozimit të tepruar mediatik.

Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë gjetur një ekuilibër mes karrierës dhe jetës familjare. Po ashtu, vajzat e tyre, Khai dhe Lea, kalojnë kohë së bashku dhe kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë.
Megjithatë, pavarësisht spekulimeve të shumta, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Bradley Cooper dhe Gigi Hadid i kanë dhënë fund beqarisë. Për momentin, unazat mbeten arsyeja kryesore që ka ndezur kureshtjen e fansave.