Current track

Title

Artist

Kardashianët fitojnë urdhrin për mbrojtje nga përndjekësi

Written by on August 5, 2026

Familja Kardashian ka siguruar një urdhër mbrojtës nga gjykata ndaj një burri që dyshohet se i ka përndjekur prej vitesh dhe është konsideruar një kërcënim për sigurinë e tyre.

Sipas dokumenteve të publikuara nga mediat amerikane, gjykata ka vendosur që Kyle Robert DeWick të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kris Jenner dhe të gjithë anëtarëve të familjes, përfshirë Kim, Kourtney, Khloé, Kendall, Kylie dhe Rob Kardashian.

Vendimi parashikon gjithashtu ndalimin e çdo forme komunikimi me familjen, qoftë fizikisht, me telefon apo përmes platformave digjitale.

Urdhri vjen pasi në fund të muajit maj ishte miratuar një masë e përkohshme mbrojtëse, e cila tani është zgjatur për një periudhë disa vjeçare.

Në dëshminë e saj, Kris Jenner deklaroi se personeli i sigurisë e kishte identifikuar për herë të parë të dyshuarin në vitin 2021, pasi ai kishte shkuar disa herë pranë rezidencës së Kylie Jenner. Sipas saj, ai nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje me familjen, ndërsa vendimi i gjykatës synon të garantojë sigurinë e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist