Current track

Title

Artist

Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë

Written by on August 12, 2026

Një kapitull i ri ka nisur në jetën e këngëtares së njohur Albina Kelmendi. Artistja nga Peja është bërë nënë për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një djalë.

Albina dhe bashkëshorti i saj, Valoni, kanë zgjedhur që vogëlushi të quhet Trim. Lajmin e bukur e ndau vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ku publikoi një foto prekëse të dorës së të birit, të shoqëruar me një mesazh plot emocion dhe mirënjohje.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë! Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë”, shkroi ajo.

Urimet për çiftin kanë vërshuar menjëherë nga miq, kolegë dhe fansa, të cilët kanë përgëzuar Albinën dhe Valonin për ardhjen në jetë të djalit të tyre.

Edhe Radio Wave i uron Albinës dhe familjes së saj shumë shëndet, lumturi dhe bekime në këtë rrugëtim të ri si prindër. Mirë se erdhe në jetë, Trim!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist