Cristiano Ronaldo i thotë “Po” Georginës
Written by radio wave on August 12, 2026
Pas vitesh spekulimesh dhe një historie dashurie që ka tërhequr vëmendjen e miliona fansave, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë kurorëzuar më në fund lidhjen e tyre me martesë.
Ylli portugez ka ndarë vetë lajmin e shumëpritur në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku bien në sy unazat e martesës, duke konfirmuar se ai dhe Georgina tashmë janë zyrtarisht bashkëshortë.

Sipas raportimeve, ceremonia është zhvilluar në Cascais të Portugalisë, pikërisht një vit pasi Ronaldo i propozoi partneres së tij. Çifti, që prej vitesh ndërton jetën së bashku dhe ndan pesë fëmijë, ka zgjedhur ta festojë këtë moment të rëndësishëm në një atmosferë private.
Lajmi ka pushtuar menjëherë rrjetet sociale, ku fansat dhe personalitetet e njohura kanë uruar çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.
Edhe Radio Wave i uron Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez një jetë të gjatë, plot dashuri, lumturi dhe suksese në kapitullin e ri si bashkëshortë.